Dyshohet se i mituri u sulmua seksualisht në tualetin e një qendre tregtare NULL NULL nga Albert Bajrami 06.06.2023 17:03 nga Albert Bajrami 06.06.2023 17:03 Një mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në tualetin e një qendre tregtare. Rasti në polici është raportuar nga babai i viktimës. Siç raportuan disa media, i dyshuari në këtë rast është personi i cili mirëmban tualetin. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. Ulaj tha se hetimet po zhvillohet në bashkëpunim me policinë. “Prokurori po ashtu ka lëshuar disa autorizimi për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit në plotni të rastit”, tha ajo për Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 8 orë më parë