Dyshohet se futbollisti i Al-Ittihad u sulmua me kamxhik nga një tifoz pas humbjes (VIDEO) NULL NULL 12.04.2024 00:39 12.04.2024 00:39 Abderrazak Hamdallah Disa pamje dramatike janë shfaqur në rrjet. Ato tashmë janë bërë virale, duke treguar se si një futbollist i Al-Ittihad, është goditur disa herë me kamxhik nga një tifoz, pas humbjes së skuadrës së tij. E ky që i mori goditjet është 33-vjeçari Abderrazak Hamdallah. Ngjarja ndodhi në finalen e Superkupës në Arabinë Saudite ku ekipi ku luan edhe Karim Benzema, u mposht me rezultat 4:1 nga Al-Hilal. Në ndërkohë u deshtë ndërhyrja edhe e personave të tjerë për ta parandaluar më të keqën/ Klankosova.tv Al-Hilal fan attacks an Al-Ittihad player with a whip 😳😱 pic.twitter.com/Ju43h4r8WZ — SPORTbible (@sportbible) April 11, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.