Dyshohet për varr masiv në Kçiç - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet për varr masiv në Kçiç

NULL NULL
16/12/2015

Të enjten në fshatin Kçiç, të komunës së Mitrovicës, do të fillojnë gërmimet nën dyshimin se ka mbetje mortore nga lufta e fundit. Gërmimet do të nisin pasi një dëshmitar ka treguar se aty janë varrosur disa persona që janë vrarë gjatë luftës së fundit 1999.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, ka thënë për “Zërin” se të enjten do të bëhet një gërmim vlerësues mbi dëshminë e një dëshmitari se tek varrezat e fshatit Kçiç të Mitrovicës ka trupa të varrosur.

“Kemi njoftimin se të enjten më 17 dhjetor do të bëhet një gërmim vlerësues”, ka thënë ai për gazetën, pa bërë të ditur kombësinë apo identitetin e dëshmitarit që, sipas tij, në këtë proces të ndjeshëm duhet të mbetet anonim. “Ka dyshime aty, ka informata, madje është iniciuar rasti nga Policia për Krime Lufte e Kosovës”. Gjetaj thotë se kështu kanë marrë njoftime nga burimet që ka Komisioni.

Ndërkaq, gërmimet vlerësuese janë ndërprerë në Novi Pazar. Gjetaj thotë se për Novi Pazar nuk kanë ndonjë informacion se kur do të nisin gërmimet në këtë vend. Megjithëse, ai thotë se kanë kërkuar të bëhet dhe një vlerësim me prezencën e dëshmitarit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.