Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet për tentim vrasje në Drenas, viktima goditet me shkop në kokë

NULL NULL
22.06.2025 09:53
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Një i mitur dyshohet se është goditur me shkop druri në kokë nga dy burra në Drenas.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, organet e rendit rastin e kanë cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar  dhe me vendim të prokurorit  dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.