Policia ekzaminon vendin ku dyshohet për mjete shpërthyese (VIDEO) NULL NULL 24.05.2019 11:58 24.05.2019 11:58 Në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë afër dy objekteve dyshohet se ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e Policisë dhe janë duke bërë ekzaminimin. Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë. Në këtë rrugë ndodhet objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe stacioni i policisë “Qendra”. Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, ka thënë për klankosova.tv se sot kanë pranuar një kërcënim përmes një telefonate anonime. “Derisa ishim në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sigurimi na njoftoi se paska marrë një telefonatë në recepsion të Këshillit”. “Në telefonatë, me aq sa i kam marrë informatat e para, është thënë ‘kena me ju shfaros juve dhe Gjykatën Speciale’. Nuk e dimë se në çka kanë aluduar”. Këtu më poshtë keni edhe videon ku shihet së kjo rrugë është bllokuar dhe nuk është e kalueshme për qytetarët. Policia: Dyshohet për dy mjete shpërthyese në rrugën “Luan Haradinaj”. Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 24 mai 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë