Dyshohet për gjuajtje me armë në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Breg të Diellit në kryeqytet. Në vendin e ngjarjes janë policia, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga të shtënat, raporton Klankosova.tv. Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.