Lajmet e fundit

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Graçanicë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave që shihen në fotografi, të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.
Policia njoftoi se fotografitë janë publikuar me autorizim të Prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarët që kanë informacione për identitetin e tyre janë ftuar të kontaktojnë Policinë e Kosovës.
“Informacionet mund të dërgohen në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës”. /Klankosova.tv
