Lajmet e fundit

Një person dyshohet se është dhunuar nga tre persona të tjerë në Burgun e Dubravës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse ndaj të dyshuarve u iniciua rast për veprën e rëndë penale "Dhunimi".
"Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përkatësisht në Burgun e Dubravës, dyshohet një vepër penale e rëndë, bëhet fjalë për veprën penale 'dhunimi', me ç'rast tre persona dyshohet se e kanë kryer këtë vepër penale. Është iniciuar rast për veprën penale 'Dhunimi', kurse viktima ka marrë tretmanin e duhur mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar për ekzaminim", tha Nikçi.