Dyqani lutet për kthimin e statujës që iu vodh NULL NULL 30.11.2021 23:43 30.11.2021 23:43 Një dyqan në Luiziana po lutet për kthimin e një statuje të madhe ariu, e cila u vodh nga pjesa e përparme e biznesit. Giggles, dyqani për fëmijë tha në një postim në Facebook se “maskota gjigante e ariut gomë”, e quajtur Willow, u zhduk ditët e fundit nga vendi i saj ku qëndronte. “Patëm shumë fëmijë që erdhën të shtunën dhe thanë se sa shumë u mungonte ariu, dhe me sezonin e festave është thjesht një ikonë argëtuese për ne, e dini?” tha pronarja Whitney Coleman për WBRZ-TV, transmeton Klan Kosova. “Ai rri jashtë, “vjen” brenda për mot të keq dhe është i rëndë, kështu që është thjesht situatë e trishtuar, shumë e trishtuar për ne”. Coleman shtoi se dyqani nuk do të bëjë asnjë akuzë penale apo të bëjë pyetje nëse ia rikthejnë Willow.
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023
Big Brother VIP Stresi: Kam nevojë ta operoj hundën - nuk e kam të devijuar, por e kam të maltretuar (VIDEO) 01/02/2023
Kosova Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO) 31/01/2023