Dybala shkëlqen në debutim NULL NULL 08/08/2015 08/08/2015 Nënshkrimi 40 milionë eurosh nga Palermo debutoi në fitoren e ‘Zonjës së vjetër’ ndaj Lazios, duke shënuar gol. Paulo Dybala mezi mbante emocionet pasi hapi llogarinë tek Juventusi me golin e shënuar në Superkupë të Italisë në ndeshjen ndaj Lazios. Klubi torinez i pati paguar Palermos 40 milionë euro për të transferuar argjentinasin, që po del të jetë transfero i qëlluar pas shkëlqimit në ndeshjen e së shtunës. Edhe nënshkrimi tjetër i Juves, Mario Mandzukic shënoi gol në minutën e 69-të, para se Dybala të vuloste gjithçka. “Çfarë emocioni! Të shënoj për Juventusin në debutim – është e paharrueshme”. “Klubi ka investuar shumë në mua”. “Do të mundohem që të shpaguaj besimin e dhënë”. “Synojmë të fitojmë gjithçka sivjet”.
Kosova Abdixhiku, qeverisë: Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blihet sot për nesër gjithandej në Evropë 29 minuta më parë