Dybala mund të përfundojë te Real Madrid

Dybala mund të përfundojë te Real Madrid

2 muaj më parë

Futbollisti i Juventusit Paulo Dybala, mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere.

Ylli argjentinas tashmë po kërkohet nga Real Madrid njofton Goal, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij mediumi, madrilenët janë të gatshëm që në marrëveshje të ofrojnë edhe njërin nga futbollistët si Isco ose Kroos.

Së fundi, Dybala është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Serie A të Italisë.