Dybala mposht Ronaldon, shpallet më i mirë i vitit në Serie A NULL NULL 04.08.2020 16:40 04.08.2020 16:40 Paolo Dybala e ka mposhtur bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, për çmimin e më të mirit të vitit në Serie A. Serie A ka njoftuar se argjentinasi Dybala e ka fituar këtë çmim falë 11 golave dhe 11 asistimeve që ndihmuan këtë vit Juventusin të fitojë trofeun e më të mirit në Itali, transmeton Klan Kosova. Kurse, Dejan Kulusevski është shpallë futbollisti më i mirë i ri i vitit në Serie A. Ndërsa, Wojciech Szczesny, Stefan De Vrij, Alejandro Gomes dhe Ciro Immobile kanë fituar çmimet për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë për këtë vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.