14:47, 1 Prill 2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se me rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve,  IKSHPK ka kryera analizat për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm  dy zyrtarë korrektues.

Të njëjtit  janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë, transmeton Klan Kosova.

Sipas njoftimit të SHKK-së thuhet se bashkë me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve kanë bërë kërkesë në IKSHPK për testimin dhe të 48 të burgosurve të kësaj qendre.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënkontroll dhe nuk ka nevojë për panik“, thuhet në njoftim.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë