Dy të vrarë në fshatin Gabresh të Kumanovës NULL NULL 21.02.2024 17:31 21.02.2024 17:31 Foto ilustruese: Policia, Maqedonia e Veriut Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij. Nga MPB e konfirmojnë rastin. “Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). “Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB./Klanmacedonia *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Organizata bamirëse e Vatikanit thotë se vendimi i Trumpit për USAID-in mund të vrasë miliona 14 minuta më parë
Kosova Cakolli: Votat e partive që nuk e kalojnë pragun nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve 37 minuta më parë