Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vdekur nga përleshjet mes policisë turke dhe protestuesve kurdë

NULL NULL
14.12.2015 21:04

Dy protestues janë vrarë sot gjatë një përleshje me policinë në qytetin turk të banuar kryesisht me kurdë, Diyarbakir, kanë thënë zyrtarë të sigurisë.

Dy të rinjtë, 21 dhe 25 vjeç, u vranë gjatë përleshjeve me policinë gjatë proteste të mbajtur në kohën e orës policore e cila mbretëron në këtë rajon që nga 2 dhjetori.

Rrethanat e vdekjes së dy personave ende nuk dihen. Dy të tjerë thuhet se janë plagosur deri mbi 40 janë arrestuar.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë protestuesit të cilët kërkonin të marshojnë drejt një zone të rrethuar nga policia.

Qeveria turke e ka nisur një ofensivë të pamëshirshme që synon ta dëmtoj partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila i ka organizuar disa sulme ndaj forcave të sigurisë në Turqi.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.