Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Klinikën Infektive - Klan Kosova

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Klinikën Infektive

NULL NULL
4 months më parë

Dy persona që po trajtoheshin në Klinikën Infektive si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, gjatë mbledhjes të Komisionit për Shëndetësi rreth situatës epidemiologjike në vend.

“Ka disa shqetësime që vërtetë duhet t’i ngrisim këtu duhet t’i vendosim këtu. Karakteristikë e përgjithshme deri sot është reagimi i vonshëm ndaj situatës.

Kisha dashur që kjo të jetë hera e fundit që pasi të ngrihet shqetësimi, të fillojmë që të veprojmë. Të gjitha vendet kanë qenë me Omicron një muaj para nesh dhe më siklet në debat me gazetarë e kom pas me pyetjen se “A vjen tek ne?”. Nuk ndalet Omicroni me masa në kufi. Katër raste pa burim kanë qenë në Mitrovicë”.

“Ne mbi 80% te rasteve i kemi të detektuar pas pesë ditëve dhe mund të presim një rritje të madhe. Tre ditët e fundit i kemi katër të vdekur dhe sot janë dy në Klinikën Infektive që kanë vdekur”, tha Dreshaj.