Dy të vdekur në Shtime dhe Brezovicë NULL NULL 15.10.2021 09:56 15.10.2021 09:56 Në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë vdekur dy persona në rrethana të panjohura. Në raportin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në Shtime dhe Brezovicë, të dyja rastet konsiderohen si hetimet të vdekjes. Trupi i pajetë në Shtime është gjetur rreth orës 06:30 të mëngjesit. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”. Ndërsa në Brezovicë personi i vdekur është gjetur në ora 15:00, njofton Klankosova.tv. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë