Lajmet e fundit

Dy persona kanë humbur jetën pasi dronët rusë goditën një pikë kufitare mes Ukrainës dhe Moldavisë, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pika kufitare Starokozache u mbyll pas sulmit gjatë natës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa makina të djegura mes rrënojave, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, një grua u vra dhe 14 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, njoftuan zyrtarët.
Në Rusi, katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në qytetin-port të Detit të Zi, Novorossiysk, gjatë një sulmi me dronë ukrainas, sipas zyrtarëve lokalë.
Ndërkohë, një dron goditi edhe një objekt industrial në qytetin arktik Novy Urengoy, rreth 3,000 kilometra nga Ukraina.