Dy të vdekur e 21 të plagosur nga aksidenti i autobusit në Turqi, shkak bora dhe akulli - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vdekur e 21 të plagosur nga aksidenti i autobusit në Turqi, shkak bora dhe akulli

NULL NULL
30.03.2023 11:04
Aksidenti Turqi

Në Erzincan të Turqisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur në autobusin e pasagjerëve, i cili u aksidentua në një park në rrugën e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të borës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 të ditës së sotme në autostradën Erzincan – Sivas, rrethi Refahiye, përcjell klankosova.tv.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Shtetëror Refahiye dhe Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Erzincan.

Ndërkohë që ekipet e xhandarmërisë turke po vijonin punën në vendngjarje, hetimet për aksidentin kanë nisur.