Dy të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti që e goditi Pakistanin, Afganistanin dhe Indinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti që e goditi Pakistanin, Afganistanin dhe Indinë

NULL NULL
22.03.2023 00:26
Pakistan

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në veri të Pakistanit pas një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që goditi zonat në të gjithë Afganistanin dhe Pakistanin, lëkundjet e tërmeteve u ndjenë deri në kryeqytetin indian, Nju Delhi.

Epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në juglindje të qytetit afgan Jurm, pranë kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin, tha të martën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, i cili shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Më shumë se 1 mijë njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 – më vdekjeprurësi në Afganistan në gati një çerek shekulli, që  goditi provincën e varfër të Pakistanit më 22 qershor të vitit të kaluar, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.