Dy të qëlluar me armë zjarri, njëri vdes pranë një spitali vaksinimi për COVID në Paris NULL NULL 12.04.2021 16:15 12.04.2021 16:15 Dy njerëz janë qëlluar me armë zjarri, jashtë një spitali në Paris, njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Incidenti ndodhi përpara spitalit ”Henry Dunant” në lagjen e 16-të të kryeqytetit francez dhe sulmuesi u largua me një motor, i tha një burim policie agjencisë së lajmeve Reuters, njofton Klan Kosova. Një zëdhënës i policisë tha tutje se personi i armatosur, për të cilin dëshmitarët thonë se kishte veshur kapuç, gjuante me armë përpara se të arratisej. Televizioni lokal tha se personi i vrarë ishte një burrë ndërsa personi tjetër i plagosur ishte një grua, e cila punonte si roje sigurie në një spital, i cili po funksionon gjithashtu si një qendër vaksinimi për COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.