Dy të plagosur në Vlorë, njëri me thikë tjetri goditet me levë NULL NULL 10.07.2025 13:37 10.07.2025 13:37 Dy persona janë plagosur gjatë pasdites së të mërkurës në Vlorë. Siç raporton A2CNN duke iu referuar burimeve zyrtare nga DVP Vlorë, janë vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë. Rasti i parë ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, dyshohet se ka goditur me levë hekuri në kokë shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, transmeton Klankosova.tv. Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili po ashtu është jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Do t’i subvencionojmë të gjithë, e bëmë për të liruar komunikacionin”, arsyetohet Komuna e Ferizajt (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova “Po varfërohen xhepat e qytetarëve'', vendimi për stacionin e ri të autobusëve në Ferizaj kritikohet nga operatorët (VIDEO) 14 minuta më parë
Lajme Rubio kërkon të kundërshtohen shqetësimet për tarifat e Trump në udhëtimin e parë në Azi 15 minuta më parë