Dy të panjohur therin me thikë një femër në Prishtinë

Dy të panjohur therin me thikë një femër në Prishtinë

NULL NULL
1 muaj më parë

Të enjten rreth orës 14:45 një femër në Prishtinë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi sipas saj, është sulmuar nga persona të panjohur.

Dyshohet se njëri prej tyre e kishte therur me thikë, njofton Klan Kosova.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, njëri nga të dyshuarit lirohet ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.

klankosova.tv