Dy të ndaluar për 24 orë në Kosovë

Dy të ndaluar për 24 orë në Kosovë

NULL NULL
1 month më parë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë  personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar.

Nga Prokuroria në Prizren janë praqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa,  në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, është ndaluar një person, kurse me urdhër të prokurorit në Gjilan është ndaluar një  person për 48 orë dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy  personave.