Dy të mitura kosovare tentuan t’i bashkohen ISIS-it NULL NULL 04.05.2015 07:46 04.05.2015 07:46 Qëndresa dhe Altina nga Vitia, që të dyja të moshës minore, janë zënë duke tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni. Cak i tyre final mendohet të ketë qenë bashkimi me ekstremistët e ISIS-it. Të rinjtë kosovar shpesh i janë ekspozuar rrezikut për t‘u bashkuar me grupe ekstremiste të tilla si ISIS, shkruan Zëri. Rasti më i fundit është edhe ai i dy vajzave 14 vjeçare, Qëndresa Zejnullahu dhe Altina Shehu, nga Vitia, të cilat u zunë duke dashur ta kalojnë ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni me datën 28.03.2015, për t’iu bashkuar forcave ushtarake të ekstremistëve të ISIS-it. Qëndresa, e cila është fëmija i vogël i familjes Zejnullahu nga Terpeza e Vitisë, këtë udhë po e merrte duke ndjekur shembullin e vëllait të saj, Mentorit, i cili në nëntor të viti të kaluar u zu nga policia në Shqipëri, duke tentuar po të njëjtën rrugë si Qendresa. Për këtë situatë të krijuar në Kosovë, ku të rinjtë kosovarë janë cak i vazhdueshëm i grupeve ekstremiste si ISIS, Imam Osman Musliu fajëson shtetin dhe institucionet fetare në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 9 orë më parë