Dy të lënduara nga një vetaksident në Vushtrri NULL NULL 09.08.2022 09:10 09.08.2022 09:10 Aksident Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Novolan në Vushtrri, ku lëndime kanë pësuar dy vajza. Dy të lënduarat janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe dy pasagjeret femra kosovare (njëra e mitur) kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 43 minuta më parë