Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të arrestuar për vrasjen e Zija Nukës

NULL NULL
30.04.2015 14:46

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar të mundshëm si kryes të një vrasje të rëndë që kishte ndodhur në Gjakovë në lagjen “Ali Ibra” ish Kolonia, tri javë më parë.
Në një komunikatë të policisë rajonale në Gjakovë thuhet se të arrestuarit janë Y.K. (25 vjeçar) dhe L.N. (19 vjeçar) dë të dy nga Gjakova të komunitetit ashkali, ndërsa një person i tretë është në kërkim.
Më 13 Prill të këtij viti, nga familjarët e tij ishte raportuar i zhdukur 22 vjeçari nga Gjakova, Zija Nuka, i komunitetit rom, trupi I pajetë I të cilit ishte gjetur gjashtë ditë më vonë nga një qytetar në afërsi të lagjes Kolonia në periferi të Gjakovës.
“Duke u bazuar në prova materiale prokurori publik i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh dhe Policia ka ngritur kallëzim penal kundër tyre për vrasje të rëndë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.