Dy të akuzuarit serbë për krime lufte kthehen në paraburgim NULL NULL 29.05.2015 23:27 29.05.2015 23:27 Gjykata e Apelit ka rikthyer në paraburgim dy serbët që akuzohen për krime lufte në Kosovë. Aleksandër Llazoviq dhe Nebojsha Vujaçiq të cilët para dhjetë ditësh janë liruar nga gjykata Themelore e Mitrovicës që të mbrohen në liri janë kthyer sërish në paraburgim. Mediat në gjuhën serbe në Kosovë bëjnë të ditur se këtë informatë e ka konfirmuar edhe avokati Zhivojin Jokanoviq i cili ka thënë se vendimin zyrtar e ka marrë sot më të cilin dy serbët kthehen në paraburgim. Këta dy janë në mesin e pesë të akuzuarve për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe 2000 në Mitrovicë. Në këtë rast akuzohet edhe lideri i serbëve në veri të Mitrovicës Oliver Ivanoviq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 20 minuta më parë