Dy takime interesante luhen sot në Prince Caffe Superligën e Kosovës NULL NULL 04.03.2023 12:24 04.03.2023 12:24 Sot, luhen dy takime interesante në xhiron e 24-të të Prince Caffe Superligës. Trepça – Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin. Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje. Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS