Dy superndeshje nga Artmotion Superliga në ekranet tuaja, fokusi tek dueli Bashkimi – Trepça

Dy superndeshje nga Artmotion Superliga në ekranet tuaja, fokusi tek dueli Bashkimi – Trepça

NULL NULL
1 week më parë

Pas ndeshjeve të jashtëzakonshme që kemi parë këtë javë, fitores së Pejës ndaj Prizrenit 16 dhe suksesit të Prishtinës ndaj Rahovecit në sekondën e fundit, tani koha është edhe për dy ndeshje të tjera të cilat do të mbyllin xhiron e  pestë.

Me fillim nga ora 17:00 në “Mizahir Isma” ndeshen Bashkimi dhe Trepça, dy skuadra këto të cilat kanë nevojë për fitore me qëllime të kundërta.

Trepça nga njëra anë kërkon fitoren për t’u rikthyer në pozitën e parë teksa nga ana tjetër Bashkimi ka nevojë për një sukses në mënyrë që të stabilizohet në këtë fillim sezoni që ka qenë me dy fytra për ta. Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit.

 

Bashkimi; 5-shja e mundshme startuese:

Tooner, Bunjaku, King, Kazarnovski, Lewis

Trepça; 5-shja e mundshme startuese:

Cockfield, Gordon, Hajrizi, Hot, Zekiqi

 

Pas kësaj ndeshjeje zhvillohet edhe ajo mes Dritës dhe Golden Eagle Yllit, ku favorit janë këta të fundit për ta marrë suksesin e dytë sezonal. Kjo ndeshje transmetohet në kanalet KSport që janë pjesë e platformës Artmotion.