16:44, 17 Prill 2019

Dy studentë italianë, të cilët u shpallën fajtorë për shkaktim të një zjarri të madh në pyje në rajonin e Komos, janë dënuar me 13.5 milionë euro secili.

Djemtë e moshës 22-vjeçare ishin duke pjekur mish në skarë në shtëpinë e gjyshit të njërit prej tyre kur zjarri kishte dalë nga kontrolli në dhjetor të vitit të kaluar.

Shuma e madhe e gjobës u llogarit nga autoritetet lokale në bazë të një formule për vlerësim të dëmit të shkaktuar nga zjarri.

Duke folur për një gazetë italiane, njëri nga studentët tha se i vjen shumë keq për zjarrin, por se ai është shkaktuar nga shumë burime tjera, e jo vetëm nga zjarri i skarës së tyre.

“Ne u fajësuam për një zjarr që nuk mund të shpjegohet. Ne jemi viktimat e vërteta të kësaj ngjarjeje. I lajmëruam menjëherë zjarrfikësit dhe u futëm me trupat tanë për ta shuar zjarrin”, tha ai.

Megjithatë, prokurorët thanë se burimi i zjarrit të madh erdhi pikërisht nga shtëpia ku ndodheshin djemtë. Sipas tyre, zjarri u shkaktua nga gacat e skarës dhe u përhap shpejt për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë së madhe.

Zjarri kishte qëndruar i ndezur për disa ditë dhe i kishte djegur rreth një mijë hektarë pyje. Sipas rregullores për llogaritje të dëmeve nga zjarri, fajtori dënohet nga 118 deri 593 euro për metër katror, shkruan “BBC”, përcjellë Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë