Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara NULL NULL 30.06.2025 17:01 30.06.2025 17:01 Foto nga Policia e Shtetit Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara në Port, Durrës. Sipas policisë, E.H., dhe F.M., paratë i kishin në trup, në total prej 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar, transmeton Klankosova.tv. Shuma e parave u sekuestrua nga Policia e Shtetit me cilësinë e provës materiale. “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 2 orë më parë