Dy sfida shumë interesante nga La Liga vijnë këtë të shtunë në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 18.09.2021 13:30 nga Engjëll Bërbatovci 18.09.2021 13:30 Dita e shtunë do të vazhdojë me futbollin spanjoll. Xhiroja e pestë në La Ligën spanjolle do të vazhdojë sot me ndeshjen Atletico Madrid – Athletic Bilbao e cila transmetohet në Art Sport 4 me fillim prej orës 16:15. Ndërsa me fillim prej orës 18:30 dy skuadrat modeste Elche – Levante do të përballen ndaj njëra-tjetrës për epitetin e më të mirit. Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1. 16:15 Atletico Madrid – Athletic Bilbao Art Sport 4 Kampionët në fuqi, Altetico Madrid, do të kenë një test të vështirë përballë vetes. Cholo Simeone me futbollistët e tij do të sfidohen nga baskët e Athletic Bilbaos që nuk janë skuadër aspak e dobët në letër. Deri më tani Atletico renditet në vendin e tretë me tre fitore dhe një barazim, teksa Bilbao zë pozitën e pestë me tetë pikë të grumbulluara. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Jon Ajeti. 18:30 Elche – Levante Art Sport 1 Ndeshja tjetër që zhvillohet gjatë ditës së shtunë është ajo mes Elches dhe Levantes. Elche deri më tani po kalon në një formë të mirë teksa kanë arritur t’i grumbullojnë pesë pikë. Por ndaj tyre do të jenë Levante që i mungon fitorja në këtë start të kampionatit dhe tri pikët do t’i kërkojë në këtë ballafaqim. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Arbon Flugaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.