Lajmet e fundit

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar të dielën në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, në rastin e parë, një burrë dyshohet se ka pasur sjellje arrogante ndaj një burri tjetër, duke e ofenduar me fjalë. I dyshuari është larguar nga shtëpia dhe ndodhet në kërkim policor.
Në rastin e dytë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje tjetër.
"Lidhur me rastin palët janë dërguar në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt", thotë PK./Klankosova.tv