Dy raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë NULL NULL 17.05.2023 07:35 17.05.2023 07:35 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në vend, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19. Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar pesë pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë 16, transmeton Klankosova.tv. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273 mijë e 921 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 270 mijë e 689 pacientë, teksa kanë vdekur 3 mijë e 216 njerëz. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS