Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë automjeteve (FOTO)

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë automjeteve (FOTO)

NULL NULL
1 month më parë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të pesë automjeteve në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Lajmi për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të pesë automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ai, njofton Klankosova.tv.