Dy persona gjenden të vdekur në banesat e tyre

Dy persona gjenden të vdekur në banesat e tyre

NULL NULL
2 months më parë

Një person u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjet kanë dalë të gjitha njësitë njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë të premten.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.