Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona arrestohen, dyshohet se i dërguan mesazhin kërcënues Tahirit

NULL NULL
16.11.2015 09:47

Policia e Tiranës ka njoftuar për arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se i kanë dërguar një e-mail kërcënues ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.

“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh./ Top Channel/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.