Dy përballje fantastike zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në basketboll NULL NULL 18.03.2023 09:59 18.03.2023 09:59 Sonte do të zhvillohen dy takime interesante në kuadër të xhiros së 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë. Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit është më i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”. Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Prince Caffe Superliga – Java 26 E shtunë 17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci 19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli