Lajmet e fundit

Aktori i njohur Granit Ukaj, ka ndarë emocionet e tij lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Përmes një shkrimi, Ukaj ka bërë një krahasim mes netëve pa gjumë që ai i kishte përjetuar si fëmijë gjatë luftës në Kosovë dhe ditës të sotme.
"I lidha fijet e dy netëve pa gjumë të shtatorit 1998 me dy netët e shtatorit 2026. Unë atëherë, si fëmijë 10-vjeçar, duke qëndruar pa gjumë nga frika e vendimit të fatit se a shpëtoj nga ofensiva e egër dhe e vrullshme e çetnikëve serbë".
"E UÇK-ja në male, pa gjumë, tu ba roje e tu e pritë vdekjen, ma me dëshirë se unë lirinë e tyne sot. Po edhe sot unë pa gjumë e ata pa gjumë. Po edhe sot unë ma i ligë e ata ma të fortë. Ata mua m’dolën zot atëherë, e unë atyne as sot s’munem", shkroi ai.
Në shkrimin e tij, aktori ka shprehur edhe ndjenjën e pafuqisë për t’ua kthyer mbështetjen që, sipas tij, ai dhe të tjerë e morën gjatë luftës.
"I pafuqishëm jam sot e edhe sot ata janë ma të fortë e m’japin forcë mua. Dy net pa gjumë, të miat e të tyne, janë të vetmet që i kemi të përbashkëta për njani-tjetrin",
"Ata atëherë nuk u mundonin me flejt edhe pse i kishte lodhë gjumi. Po prapë, dy net pa gjumë i kemi për njani-tjetrin. Ata i vazhduan netët pa gjumë aso kohe, e unë veç dy net i kam të përbashkëta me ta", përfundoi Ukaj./Klankosova.tv