Dy në spital dhe pesë të tjerë në pranga pas një konflikti në Sllatinë të Epërme të Vitisë

Dy në spital dhe pesë të tjerë në pranga pas një konflikti në Sllatinë të Epërme të Vitisë

NULL NULL
1 muaj më parë

Shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Epërme e Vitisë.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime më të rënda trupore për çfarë janë duke u trajtuar në spital – njëri në QKUK, kurse tjetri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq pesë të tjerët të përfshirë në rrahjen që nisi në një pikë derivatesh të naftës, janë arrestuar nga policia.

Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për pjesëtarë të dy familjeve, të cilat nuk kanë pasur ndonjë problem në të kaluarën.

Lidhur me ngjarjen ende nuk ka një version zyrtar të autoriteteve, përveç se kanë thënë se janë duke e hetuar atë çfarë ka ngjarë.