Dy ndeshje të Kupës së Gjermanisë sot në Artmotion NULL NULL nga Lirim Peci 03.02.2021 08:00 nga Lirim Peci 03.02.2021 08:00 Transmetimet e raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë në Artmotion i vazhdojmë sot me dy përballje shumë interesante. Nga ora 18:30 në Art Sport 1 mund ta përcillni ballafaqimin Wolfsburg– Schalke, ndërsa nga ora 20:45 në të njëjtin kanal vjen dueli Stuttgart – M’gladbach. 18:30, WOLFSBURG – SCHALKE – ART SPORT 1 Wolfsburg që është duke kaluar në një formë të lartë sivjet në Bundesligë duke u renditur momentalisht në pozitën e tretë në tabelë në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë e pret Schalken që sivjet në 19 xhirot e Bundesligës ka arritur vetëm një fitore, ka barazuar në 5 ndeshje e ka pësuar hiq më pak se 13 disfata duke mbyllur renditjen tabelare. Një fituesi i trofeut të Kupës së Gjermanisë M’gladbach në këtë fazë të garave në Kupën e Gjermanisë vjen pas fitores bindëse ndaj Sandhausen me rezultat 4:0. Nga ana tjetër, pa marrë parasysh formën aktuale në kampionat, 5 herë fituesja e trofeut të Kupës së Gjermanisë, Schalke në duelin e sontëm është e motivuar pasi në ndeshjen e raundit të kaluar mposhti në udhëtim SSV Ulmin me rezultat 3:1 dhe një kalim eventual në raundin e ardhshëm do ta rikthente besimin në ekip. Këto dy skuadra nuk janë takuar mes tyre në Kupën e Gjermanisë që nga sezoni 2017/18 ku Schalke kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0. Duhet theksuar se në afatin kalimtar dimëror të transferimeve, Schalke u përforcua në fazën e mbrojtjes me Shkodran Mustafin dhe Sead Kolasinacin të cilet u transferuan nga Arsenali i Londrës ndërsa Wolfsburgu nuk bëri ndonjë lëvizje që duhet veçuar. Wolfsburg, 11-shja e mundshme titullare: Casteels; Mbabu, Lacroix, Brooks, Otavio; Schalger, Arnold; Baku, Gerhardt, Steffen; Weghorst. Schalke, 11-shja e mundshme titullare: Fahrmann; Becker, Serdar, Nastasic, Kolasinac; Stambouli, Mascarell; Schopf, Uth, Harit; Hoppe. 20:45, STUTTGART – M’GLADBACH – ART SPORT 1 Transmetimet e raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë në Artmotion do të përmbyllën me ndeshjen, Stuttgart – Borussia M’gladbach që fillon nga ora 20:45. Tre herë fituesit e Kupës së Gjermanisë, Stuttgart në raundin e tretë të garave erdhi pas fitores ndaj Freiburgut me rezultat minimal 1:0 ndërsa Borussia M’gladbach deklasoi SV Elversbergun në udhëtim me rezultat 5:0. Sa i pëket formës aktuale në Bundesligë, Stuttgarti pas 19 xhirove ka mbledhur 25 pikë dhe renditet në pozitën e 10-të ndërsa M’gladbach ka tubuar 7 pikë më shumë dhe është pozicionuar në vendin e 7-të. Herën e fundit që këto dy skuadra u takuan në Kupën e Gjermanisë ishte edicioni 2016/17 dhe në raundin tjetër kishte kaluar Borussia M’gladbach pas fitores minimale 1:0. Stuttgart, 11-tshja e mundshme titullare: Kobel – Stenzel, Anton, Kempf – Silas, Mangala, Endo, Sosa – Klimowicz, Castro, Gonzalez M’gladbach, 11-tshja e mundshme titullare: Sommer, Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini, Kramer, Neuhaus, Zakaria, Stindl, Hofmann, Embolo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.