Dy ndeshje nga La Liga në Artmotion, Reali rikthehet në Santiago Bernabeu

Dy ndeshje nga La Liga në Artmotion, Reali rikthehet në Santiago Bernabeu

NULL NULL
1 month më parë

Përveç ndeshjeve nga Ligue 1 dhe BKT Superliga e Kosovës këtë të dielë sportive në platformën Artmotion e pasurojnë edhe dy duele të tjera nga LA Liga spanjolle.

Me fillim nga ora 18:30 në Art Sport 1 vjen dueli mes Cadiz dhe Real Sociedad, i cili pritet të jetë shumë interesant dhe atraktiv teksa do të jetë dramë e vërtetë mes të dyja ekipeve.

Kjo ndeshje do të komentohet nga Jon Ajeti.

Pas kësaj ndeshje do të kalojmë në ”Santiago Bernabeu”, aty ku pas shumë kohësh rikthehet spektakli dhe loja e bukur e “Mbretërve”. Real Madrid sfidon Celta Vigon në ndeshjen e radhës e cila do filloj nga ora 21:00 dhe do transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit.