Dy ndeshje fantastike nga LA Liga sonte në Artmotion NULL NULL 23.08.2021 17:31 23.08.2021 17:31 Magjia e La Ligas nis këtë javë në platformën Artmotion me dy ndeshje mjaftë interesante dhe me interes. Me fillim nga ora 22:00 në Art Sport 1 nën komentimin e Arbon Flugajt do të transmetohet ballafaqimi mes Osasunas dhe Celta Vigos, ndeshje kjo e javës së dytë të elitës spanolle të futbollit me Celta Vigon që humbi në javën e parë nga kampionët në fuqi të Atletico Madrid teksa nga ana tjetër Osasuna barazoi në start 0-0 me Espanyol. Padyshim që synimet e të dy skuadrave janë renditja në zonën e qetë të tabelës teksa këtë javë synim për të dyja do të jetë vetëm fitorja. Ndeshja tjetër e natës do jetë ajo Getafe – Sevilla, të cilën poashtu mund ta ndiqni në platformën Artmotion duke filluar nga ora 20:00 përmes kanaleve KSport. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 4 orë më parë