Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në kikboks për të rinj ka fituar dy medalje të bronzta në Kampionatin Botëror.
Ishin Art Dulaj dhe Arbër Shala ata që dolën triumfues në Itali.
“Kombëtarja e Kosovës në kikboks për të rinj, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Wako, të mbajtur në Jesolo të Italisë me dy medalje të fituara”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
“Art Dulaj dhe Arbër Shala u ngjitën në podium si fitues të medaljeve të bronzta”.
“Urime garuesve dhe Federatës së Kick-Boxit të Kosovës.