Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara

NULL NULL
02.12.2024 12:45

Dy shtetas kosovarë janë proceduar nga policia kufitare në pikën doganore të Morinës për mosdeklarimin e shumave të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të automjetit të udhëhequr nga E. H. (22 vjeç) dhe D. H. (32 vjeç), policia ka gjetur 18,000 franga zvicerane dhe 9,150 euro, të cilat ata nuk i kishin deklaruar siç parashikohet me ligj, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se paratë janë sekuestruar dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për hetime të mëtejshme.

Të rinjtë janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.