Lajmet e fundit
Brenda tri ditëve të fundit, dy gra dyshohet se u vranë nga dora e bashkëshortëve të tyre, njëra në Malishevë e tjera në Prizren.
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today”, theksoi se ka injorim total lidhur me ngjarjet tronditëse që po godasin vendin, transmeton Klankosova.tv.
“Çka po shohim është një situatë jashtëzakonisht serioze. Tashmë jemi dëshmitarë të një gjenerate të tërë të vrasësish të grave. Nga 20-vjeçari deri 81. Na nuk po flasim për një krizë në një grupmoshë të caktuar, në një klasë të caktuar ekonomike, po flasim për një fenomen që është i pranishëm në të gjithë moshat, krejt kategoritë sociale”, u shpreh Krasniqi.