23:00, 25 Gusht 2019

Scarlett Johansson ka kryesuar listën e aktorëve më të paguar të Forbes për të dytin vit me radhë – por është vetëm aktorja e tetë më e paguar në përgjithësi.

Të ardhurat e 34 vjeçares prej 56 milionë dollarë, e listojnë pas aktorit Adam Sandler që u rangua i shtati në listë.

Ajo fitoi 15.5 milion dollarë më shumë sesa në vitin 2018, kryesisht falë suksesit të filmit Avengers:Endgame.

Aktorja e serialit Modern Family, Sofia Vergara është e vetmja femër tjetër që futet në top dhjetëshen e përgjithshme.

Në fillim të kësaj jave, Dwayne Johnson u shpall si aktori më i paguar i 12 muajve të fundit, duke bërë 89.4 milion dollarë sipas renditjes vjetore të fundit nga ekspertët financiarë.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë