Dy gra dhe pesë burra në garë për rektor në universitetin “Ukshin Hoti” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy gra dhe pesë burra në garë për rektor në universitetin “Ukshin Hoti” (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 19.05.2023 20:36

Shtatë kandidatë janë në garë për postin e Rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Dy gra e pesë burra kanë aplikuar në konkursin për këtë pozitë.  Vjollca Dibra, Albana Milaimi, Arsim Susuri, Armend Podvorica, Mentor Alishani, Besim Gollopeni, e Samedin Grrabaj, do jenë kundër njëri-tjetrit për të fituar këtë post.

Sipas Universitetit të Prizrenit, Komisioni Profesional i formuar nga Senati ka përpiluar listën e aplikimeve dhe ka përcjellë atë në Këshillin Drejtues.

Deri më tash sipas këtij institucioni nuk ka pasur ankesa për procesin, njofton Klan Kosova.

Megjithatë po kërkohet që procedurat të zhvillohen në mënyrë transparente në mënyrë që të dihen programet e aplikuesve, ndërkaq që nga këshilli u kërkua që të mos bien pre e politikës e as grupeve të interesit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.