Dy gjigantët nga Evropa pas Rabiot NULL NULL nga Shpend Spahija 25.05.2023 08:23 nga Shpend Spahija 25.05.2023 08:23 Adrien Rabiot ka qenë ndër lojtarët e rrallë këtë sezon tek Juventus që ka treguar formë të mirë dhe për shërbimet e tij janë të interesuara disa klube, shkruajnë mediet italiane. Në mesin e tyre Manchester United dhe Bayern Munich, që do të përpiqen ta bindin lojtarin, kontrata e të cilit me Juventus skadon këtë verë. Klubi italian i ka ofruar kontratën e re mesfushorit francez, megjithatë ky i fundit nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë në “Serie A”, apo do të kalojë në “Premier League” ose “Bundesliga”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.